Jo më kot thonë “kush e lyp e gjen”, dhe këtë thënie më së miri e shpjegon videoja e publikuar më poshtë.
Aty shfaqet një djalë i vogël i cili sillet rreth motoçikletës së një burri, i cili pa pikë mëshire dhe arsye fillon ta ndjekë, dhe në një moment e zë dhe e godet disa herë, transmeton Telegrafi.
Por në ato momente shfaqen dy kalimtarë rasti, të cilët i dhanë leksion këtij burri se nuk matet burrëria dhe trimëria me një fëmijë.
Ata e rrahën aq keq sa që në një moment përfundon në tokë pa vetëdije për disa sekonda. E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike. /Telegrafi/