Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:20, në Podujevë.
“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/