Një nënë shtatzënë është kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë duke u brutalizuar para se torturuesi i saj të përplasë makinën e tij përmes hyrjes së një pike karburantesh, ndërsa ajo përpiqej të fshihej prej tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Didier Lam Kee Shau, 38 vjeç, nga Koburgu në Melburnin e veriut, e dinte se viktima e tij ishte shtatzënë 18 javë.
Siç bëhet e ditur, sulmi i çmendur ndodhi në orët e hershme të 17 shtatorit të vitit të kaluar, pasi çifti mori pjesë në një festë familjare.
Gjykata e Qarkut në Victoria ka kërkuar që të mos bëhet i ditur identiteti i gruas, e cila ishte e njohur për sulmuesin Shau – një kuzhinier i kualifikuar.
Ndërkohë, pamjet e marra nga kamerat e sigurisë thuhet se tregojnë edhe përpjekjet e dëshpëruara të gruas për të shpëtuar nga Shau.
Ajo ka thënë se ishte aq në panik sa që nuk ishte në gjendje as të mbante mend numrin për të thirrur policinë.
Videoja ka kapur gjithashtu momentin kur Shau e godet në mënyrë të përsëritur gruan, duke e përplasur në tokë.
Për fat të mirë, pas ekzaminimeve mjekësore, është thënë se ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.
Ndërsa kur policia arrestoi Shaun, ai kishte refuzuar të bënte testin e alkoolit.
Gjykata dëgjoi se Shau filloi të pinte uiski më herët në mbrëmje, dhe deri në mesnatë ai ishte i dehur dhe i zemëruar. /Telegrafi/