Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë në stacionin e trenit në Yuen Lung të Hong Kongut, është shpërndarë në masë të madhe në internet.
Gruaja 59-vjeçe, e cila shfaqet në video dhe që besohet se ishte pastruese në stacionin e trenit, po bisedonte me një kolege që ishte në anën tjetër të binarëve, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment një burrë 56-vjeçar që po ecte pranë saj, pa kurrfarë arsye e shtynë nga platforma dhe e rrëzon në shina.
Për fat të mirë asnjë tren nuk kaloi në ato momente, por vajza ka pësuar lëndime të rënda trupore në kokë kur u përplas në shina pa vetëdije.
Ndërkaq, ende nuk dihet motivi që shtyu këtë burrë të ndërmarrë një veprim të tillë, i cili largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte bërë asgjë të keqe.
Raportohet se pas disa orëve, burri është arrestuar nga policia dhe akuzohet për sulm fizik. /Telegrafi/