Site icon Telegrafi

Burri shtatzënë lindi fëmijën e tretë

“Ai ka flokë të bardha dhe sy të kaltër. Është shumë i bukur dhe i ëmbël”, tha një burim i afërt me familjen për RadarOnline.

Transeksuali Thomas shokoi botën kur bëri publik lajmin se është shtatzënë. Mediat menjëherë e shpallën “burrin e parë shtatzënë”, ndërsa dy vjet më vonë ai lindi edhe fëmijë tjerë. Të tre fëmijët i solli në botë pa operacion.

“E tërë familja tash po qëndron larg syve të opinionit dhe po kalojnë shumë kohë së bashku në mënyrë që të njihen sa më mirë me të porsalindurin”, tha një burim.

Thomas është lindur si femër dhe deri në operacionin të cilin e kreu në vitin 2002 njihej me emrin Tracy. Qysh si tinejxhere, ajo u kurorëzua Miss Hawai Teen USA. Kur ishte mysafir tek Oprah Whinfrey rrëfeu se kishte lutur mjekun që t’ia lë organet reproduktive, sepse e dinte se një ditë do të lindte fëmijë. Në të tre fëmijët ka mbetur shtatzënë me anë të mbarimit artificial, me ndihmën e donacionit të spermës. /Telegrafi/

Exit mobile version