Telegrafi

Burri shpërtheu në lot me veprimin e majmunit

Një qen konsiderohet miku më i mirë i njeriut, por ne kemi gjetur prova se edhe kafshët e tjera mund të ndjejnë emocionet tona.

Në videon virale, të parë më shumë se tre milionë herë, majmuni tregoi empati ndaj njeriut që shpërtheu në lot.

Një burrë me një maskë në fytyrën e tij ulet pranë një majmuni. Në një moment ai fillon të qajë, edhe pse nuk dihen rrethanat.

Më pas majmuni e përkëdhel në shpinë dhe i bën shenjë të shtrihet në këmbë për të vazhduar ta ngushëllojë. Burri e bëri atë.

“Gjithçka që më duhet është një majmun”, komentoi një person.

“Një majmun ka më shumë humanizëm se disa njerëz”, shtoi një tjetër. /Telegrafi/