Telegrafi

Burri shpërthen në lot kur hap dhuratën e Krishtlindjes (Video)

Një pjesëtar i familjes po filmonte atë teksa hapte dhuratën. Në video shihet burri që pasi shikon se çfarë dhurate i kishin bërë fëmijët e tij thotë: “Çfarë dreqin keni bërë? O Zoti im”. Më pas, ai vendos edhe syzet për të qenë më i sigurt.

Ndërsa burri është i ulur, fëmijët e tij dëgjohen teksa thonë: “Gëzuar Krishtlindjen babi”.

Videoja është publikuar nga djali i tij në rrjetin social “Twitter”. “Babai im ka 8 vjet pa takuar nënën e tij. Ajo i ka ditët e numëruara, prandaj ne vendosëm që t’i bënim dhuratë biletat e avionit, që të shkojë ta shikojë atë”.