Telegrafi

Burri i Shkurte Fejzës flet rreth haraçit 170 mijë eurosh!

Bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit se Ruzhdi Shaqiri, tashmë i ndjerë, i ka vënë haraç këngëtares me një vlerë prej 170 mijë euro.

Në një deklaratë  për Magazina.al, Hajrushi e ka quajtur absurde dhe të pavërtet gjithë atë çka ka deklaruar Geci.

“Për hirë të së vërtetës dhe adhuruesve të Shkurtes. Nuk është e vërtetë se kemi dhënë haraç. Nuk e kemi dhënë as edhe një cent, sepse atë shtëpi e kemi blerë me shumë mund për disa dekada, duke e shitur edhe një pjesë të pasurisë dhe paret e fundit në atë shtëpi i kemi dhënë”, ka thënë Harjush Behluli.

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, thotë se kanë pas probleme por gjithçka është zgjidhur nga gjykata.

“Është e vërtetë që kemi pas probleme, presione dhe shantazhime nga ata njerëz por ky problem përmes avokatit ka përfunduar në momentin kur kemi filluar procesin gjyqësor”, thotë Behluli.

Bashkëshorti i këngëtares së madhe ka mohuar deklaratat e Gani Gecit për haraç. “Gani Geci, ne nuk jemi frikësuar as atëherë , e lëre më tani me tregu se familja ime nuk ka dhënë haraç. Nuk është e vërtetë as deklarata se ne kemi paguar njeri nga Drenica për të na mbrojtur, kjo është edhe më absurde. Kjo është dezinformatë që e ka dëgjuar Ganiu ose një trillim i llojit të vet”, ka thënë Hajrush Behluli.

PO ASHTU LEXONI: Shkurte Fejzës i janë marrë 170 mijë euro për haraç!