Site icon Telegrafi

Burri i saj vdiq nga COVID-19, Wolfe: Viktimat mos i shikoni vetëm si numra, por si qenie njerëzore

Pasi burri i saj vdiq nga COVID-19, Sondra Wolfe dëshiron që njerëzit të shohin jetën humane prapa numrave.

“Njerëzit i shohin numrat dhe shumë prej tyre nuk iu intereson më tepër. Unë dua të vendos një fytyrë njerëzore dhe një familje, atë që po kalon një familje, hidhërimin që kjo ka shkaktuar dhe ndoshta të ndryshoj disa mendje se kjo është një gjë e vërtetë”, tha Wolfe të martën për CNN-in.

Ajo e përshkroi burrin e saj, Mike, si një baba, gjysh dhe burrë të shkëlqyeshëm. Ajo tha se humbja e tij po lë një hendek të madh në familje dhe komunitetin e tyre.

“Ai u kujdes për të gjithë ne. Ai ishte thjesht një djalosh i shkëlqyeshëm”, tha Wolfe, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se është zhgënjyese që Presidenti Trump dhe liderët e tjerë federalë nuk vepruan më ashpërsinë e pandemisë më herët. “Vendet e tjera e kanë këtë nën kontroll dhe po mbrojnë qytetarët e tyre. Kjo thjesht po më zemëron. Kjo ka të bëjë me njerëz dhe jetë”, tha ajo.

“Nuk po zhduket,” shtoi ajo. “Nuk është politike. Është një krizë shëndetësore dhe ne duhet të bëjmë atë që mundemi për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, pohoi ajo.

Ajo i nxiti njerëzit të vendosin maskat dhe të kishin ndjeshmëri, duke thënë se veprimi i thjeshtë mund të shpëtojë jetë.

“Nëse do t’ia kalonit këtë dikujt tjetër, si do t’ju bënte të ndiheshit. Nëse egoizmi juaj do të ishte përgjegjës për vdekjen e dikujt”, tha Wolfe. /Telegrafi/

Exit mobile version