Një video e tmerrshme tregon momentin kur një burrë bie në dyshemenë e një treni të metrosë të qytetit të Nju Jorkut dhe kërkon trajtim urgjent mjekësor.
Burri u pa duke u rrëzuar në dyshemenë e trenit dhe ngjalli frikën se ai po vuante nga coronavirusi, shkruan Daily Mail.
Nju Jorku është bërë epiqendra e shpërthimit të virusit, me më shumë se një 10 mijë raste të regjistruar tani në qytet, transmeton Telegrafi.
Reaguesit e parë shihen në videon që mbërrijnë për të trajtuar burrin, i cili mbetet pa lëvizje pas rënies.
Rënia e tij duket se ka ndodhur në një tren me metro që shkonte në Astoria, Queens, sipas informatave nga dëshimtarët.
Ende nuk dihet nëse burri ishte i infektuar apo jo me COVID-19, por kjo video ka ngjallur mjaft frikë të persona që ishin aty pranë, por edhe ata që e kanë parë dhe janë banorë të Nju Jorkut.
Deri më tani ka pasur më shumë se 19,000 raste të konfirmuara të coronavirusit në të gjithë SHBA-në. /Telegrafi/