Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Rasti ka ndodhur në Shtime.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/