Telegrafi

Burri regjistron momentin kur u sulmua nga një oktapod ‘i zemëruar’

Lance Carlson, 34 vjeç, u sulmua nga një oktapod ndërsa po notonte në një plazh në Australinë Perëndimore.

Më herët, Lance filmoi një oktapod duke ‘hedhur’ këmbët dhe duke u munduar ta lëndojë njeriun që po e filmonte.

Australiani Lance Carlson ishte duke ecur përgjatë një plazhi në Dunsborough me vajzën e tij dy-vjeçare kur pa një oktapod në sipërfaqen e ujit.

Ndërsa u afrua me një celular në dorë, oktapodi u kthye drejt tij, hapi krahët dhe u përpoq ta sulmonte edhe atë, transmeton Telegrafi.

Pas pak ai shkoi të notonte dhe mori syzet e tij për të eksploruar atë.

Ndërsa e shikonte, ai u sulmua përsëri nga një oktapod.

Përveç goditjes në krah, ai i preku qafën dhe pjesën e sipërme të shpinës.

“Syzet e mia u turbulluan, uji papritmas u bë i turbullt, unë isha i tronditur dhe i hutuar”, tha ky ish-rojtar shpëtimi që doli nga uji me dhimbje.

Pastaj ai pa lëndimet.

Meqenëse nuk kishte uthull në dorë, ai e mbuloi zonën e prekur me një limon, i cili dha efekte të mira për të ndaluar djegien.

Carlson shpërndau videon në rrjetet e tij sociale, ku studiues të shumtë të oktapodit komentuan se sa e pazakontë është të shohësh një sjellje të tillë, shkruan 9News. /Telegrafi/