Telegrafi

Burri realizon “ëndrrën e jetës së tij” për të takuar gorillat

Takimi i pabesueshëm mes një burri dhe një gorilleje është bërë viral në rrjete sociale.

Burri i identifikuar si Collin, nuk ishte në gjendje të ecte për shkak të moshës së tij, por ishte i vendosur të përmbushte ëndrrën e tij të jetës për të parë gorillat në natyrë, përcjell Telegrafi.

Ai i shtrirë në një barelë, mbahej nga shokët e tij dhe udhëheqësi i grupit, Cameron Scott, të cilit ishin në kërkim të familjes së famshme të gorillave Hirwa.

Bëhet e ditur se Collin u ul me kujdes në tokë dhe pati një takim të rrallë ballë për ballë me një nga anëtarët e familjes Hirwa.

Kjo përvojë u cilësua si “e pabesueshme dhe gazmore” nga Scott.

Udhëheqësi menjëherë i shpërndau pamjet në rrjete sociale dhe shkroi: “Kjo ishte e para për mua. Grupi ynë po kërkonte për familjen e famshme Hirwa. Një nga anëtarët e grupit tonë, Collin, nuk ishte në gjendje të ngrihej dhe në fakt u transportua me barelë nga udhërrëfyesit tanë për të realizuar ëndrrën e tij të përjetshme për të takuar gorillat e egra në natyrë”. /Telegrafi/