Site icon Telegrafi

Burri që u bë gabimisht njeriu më i pasur në botë

Shumë prej nesh ëndërrojmë të fitojmë lotarinë në mënyrë që të mund ta jetojmë pjesën tjetër të jetës në luks.

Megjithatë, një burrit nga Pensilvania ia dha për një kohë të shkurtër një nivel pasurie përtej ëndrrave të tij më të çmendura, transmeton Telegrafi.

Në korrik të vitit 2013, Chris Reynold nga qarku Delaware u çudit kur zbuloi se i ishin dorëzuar gabimisht 92 kuadrilionë dollarë.

Ai hapi llogarinë e tij për të zbuluar se PayPal ia kishte transferuar gabimisht këtë shumë.

Shuma vështirë e besueshme e bëri atë për një moment njeriun më të pasur në botë, duke e zbehur pasurinë personale të Bill Gates dhe Warren Buffet.

Në fakt, sipas disa masave, atij iu transferuan më shumë para se sa janë aktualisht në dispozicion në të gjithë planetin.

Por, punëtorët në PayPal e kuptuan shpejt gabimin e tyre dhe e rregulluan problemin. /Telegrafi/

Exit mobile version