Telegrafi

Burri që shpëtoi katër persona nga ndërtesa 25 katëshe e përfshirë nga flaka, rrëzohet për vdekje derisa po tentonte të shpëtonte të tjerë (Video, +18)

Ky është momenti kur një burrë që shpëtoi katër fëmijë nga ndërtesa e përfshirë nga flaka në Brazil, rrëzohet për vdekje nga ndërtesa vetëm disa sekonda para se të arrinin ta nxjerrin zjarrfikësit.

Ricardo Pinheiro kishte shpëtuar katër fëmijë nga ndërtesa 25-katëshe e cila ishte përfshirë nga flaka në Sao Paulo, dhe kështu ishte rikthyer në zonën e rrezikut për të ndihmuar të tjerët që kishin mbetur të ngujuar nëpër kate, transmeton Telegrafi.

Por, 39-vjeçari humbi jetën kur ndërtesa u shemb, dhe është interesant se në ato momente kritike një ekip zjarrfikësish mundoheshin ta shpëtojnë duke e tërhequr me litar.

Lexo po ashtu Momenti i shembjes së ndërtesës 26 katëshe që ishte përfshirë e tëra nga flaka (Video)

Televizioni brazilian Globo, shfaq pamjet kur zjarrfikësit mundohen ta nxjerrin heroin, por në një moment fillon të lëviz ndërtesa dhe pasi fillon të shembet rrëzohet në tokë për vdekje.

49 persona ishin shpallur të zhdukur në ndërtesën e shembur e cila në një moment ishte përfshirë e tëra nga zjarri. /Telegrafi/