Një baba nga Zimbabveja i cili ka 16 gra dhe 151 fëmijë, ka zbuluar se si katër herë në ditë bën seks për ta zgjeruar sa më shumë familjen e tij.
Misheck Nyandoro, 66-vjeç, nuk punon asgjë, por këtë veprim e arsyeton duke thënë se orari i tij i plotë është të “kënaq gratë e tij”, që gatuajnë, pastrojnë dhe plotësojnë çdo dëshirë të tij, transmeton Telegrafi.
Babai i 151 fëmijëve, nuk e ka ndërmend të ndalet. Do të martohet me gruan e 17-të këtë dimër, dhe shpreson që t’i ketë 100 gra dhe 1.000 fëmijë deri në fund të jetës.
Ai thotë se i duhet të martohet me vajza të reja për shkak se ato i zgjerojnë familjen dhe janë më “fleksibile”. Ndërkaq pranon se bën një jetë luksoze dhe shpesh “lahet” nga dhuratat e shumta që i bëjnë miqtë e shumtë.
Nyandoro pranon se ka bërë një lloj orari, që i ndihmon të “menaxhoj” kohën kur është në shtrat me katër gra brenda një nate. /Telegrafi/