Li Chen kalon çdo ditë duke u kujdesur për shtatë “shoqet” e tija, të cilat janë kukulla silikoni, shkruajnë mediat e huaja.
Burri 58-vjeçar, nga Huishui, Provinca Guizhou e Kinës, është një “tifoz i madh” i “figurave të bukura femra” dhe i konsideron bijat e tij.
Në një intervistë për mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Li, ka thënë se ai nuk i përdor kukulla e tij për qëllime të seksit, ai kujdeset dhe i vesh ato. Ai madje ato i merr edhe nëpër pushime dhe bën video muzikore me to.
Ai thuhet të ketë shpenzuar hiq më pak se 15 mijë dollarë për blerjen e 100 kostumeve për “vajzat” e tij.
“Shumë njerëz në Kinë më quajnë pervers, por nuk e kam ndërmend të justifikojë veten“.
Edhe pse këto kukulla janë shitur si lodra seksi, ai ka insistuar se ai nuk i konsideron ato pajisje për kënaqësi; në vend të kësaj ai i trajton ato si anëtarë të familjes.
Megjithatë, ai inkurajon djalin e tij të vetëm, i cili është 18 vjeç, për të përdorur kukullat ‘për të kënaqur nevojat e tij biologjike’.
Në ditëlindjen e 18-të të djalit të tij, muajin e kaluar, Li i bleu atij një figurë silikoni si një dhuratë në mënyrë “ai mund ta vinte atë në përdorim të mirë, kur ai ka nevojë”.
Babai shpjegoi: “Unë dua që ai të përdor një kukull para se të merrte ndonjë sëmundje, aksidentalisht”.
“Kur unë i dhashë edukimin seksual, i mësova atij rëndësinë e qëndrimit i sigurt, kur është fjala për seks”. /Telegrafi/