Ji Seong-ho në vitin 1996 ishte një djalë i uritur në Korenë e Veriut.
Një ditë kishte tentuar të vjedh një sasi të vajit që do ta ndërronte me ushqim që e ëndërronte çdo ditë. Dhe nga pakujdesia ra në shina, kurse disa sekonda më vonë treni kaloi mbi këmbët e tij, transmeton Telegrafi.
“Ai mbeti pa këmbë dhe sikur kjo të mos mjaftonte, iu nënshtrua amputimit pa ndonjë qetësues që do t’ia lehtësonte dhimbjet”, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump me rastin e fjalimit të tij që iu drejtua kombit.
“Kam bërtitur aq shumë sa që zëri im ka qenë më i madh sesa i filmave aksion nëpër kinema”, pati deklaruar verikoreani Ji gjatë një interviste.
“Tmerri për të nuk përfundoi këtu, ai më vonë është torturuar nga autoritetet e Koresë së Veriut kur u kthye nga nja udhëtimi në Kinë. Atë e sulmuan, insistonin që t’ju tregoj nëse në Kinë është takuar me ndonjë katolik. Ai vërtetë i kishte takuar dhe nga ai moment kishte vendosur të jetë i lirë”, ka shtuar Trump.
“Seong-ho i përshkoi me paterica mijëra milje, duke ecur në Kinë në pjesën juglindore të Azisë drejt rrugës së lirisë. Shumica e pjesëtarë të familjes morën rrugën me të.
“Sot jeton në Seul ku edhe kujdeset për refugjatët e tjerë që kanë ikur nga Koreja e Veriut, dhe vazhdimisht i dërgon autoriteteve të këtij vendi të izolua letra që ata u frikësohen shumë – letra që flasin për realitetin në atë vend”, ka shtuar presidenti amerikan.
Sipas Trump, historia e këtij burri shërben si inspirim për të gjithë, ku pas këtyre fjalëve miradije të parit të Shtëpisë së Bardhë, veriokoreani u ngrit për t’i përshëndetur të pranishmit në sallë. /Telegrafi/