Telegrafi

Burri që fitoi jackpotin 105 milionësh mban premtimin – i kthehet punës, për “të nderuar” klientët e tij

Shumë prej jush fantazojnë për “goditjen e madhe”, pas së cilës mendojnë që edhe do të lënin punën dhe do të vizitonin një plazh idilik në Karaibe.

Këtë gjë, i vetëpunësuari Steve Thomson mund ta kishte realizuar lehtësisht, pasi fitoi jackpotin e çmimit 105 milionë funtesh në EuroMillions muajin e kaluar.

Por ndërtuesi 42-vjeçar është një njeri i fjalës dhe është parë përsëri në punë, pasi është zotuar të nderojë punën, përkatësisht klientët e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Babai i tre fëmijëve u pa duke u vozitur në të njëjtën furgon të vjetër që ai ndan me mikun dhe partnerin e tij më të mirë të biznesit Neil Peet.

Lexo po ashtu “Gati pësova sulm në zemër”: Fituan ‘Jackpotin’ në ‘EuroMillions’, çifti shfaqen në publik për herë të parë - tregojnë çfarë do të bëjnë me paratë

Banorët nga qyteti i tij në Selsey, West Sussex thanë që kurrë nuk do ta merrnit me mend se ai ishte “një nga burrat më të pasur në Britani” dhe vlerësuan etikën e tij në nderim të punës.

Duke e konsideruar atë si një “legjendë totale”, një banor lokal i tha The Sun: “Steve është një fitues i çmimit të parë, por para së gjithash një ndërtues besnik”.

Ndryshe, Steve dhe gruaja e tij Lenka Thomson, 41 vjeçe, u bënë fituesit e nëntë më të mëdhenj në historinë e Lotarisë Kombëtare, e cila festoi 25 vjetorin muajin e kaluar.

Ata praktikisht ishin pa fjalë në një konferencë për shtyp ndërsa kujtuan fitoren e tyre, më 19 nëntor. /Telegrafi/