Telegrafi

Burri që fitoi betejën e ashpër kundër gjarprit gjigant: Mbyti pitonin tetë metra pa përdorur kurrfarë arme, edhe pse ia nguli dhëmbët e mprehtë në dorë (Foto/Video)

Një burrë nga Indonezia ka fituar betejën e ashpër, derisa luftonte për jetë a vdekje kundër një pitoni 8 metra të gjatë që i shkaktoi lëndime serioze në trup.

Robert Nababan po kthehej nga puna kur pa dy këmbësorë që kishin bllokuar rrugën, në të cilën gjendej një gjarpër gjigant, transmeton Telegrafi.

Kështu, 37-vjeçari vendosi të afrohet ku edhe u përfshi në një luftë me gjarprin i cili ia nguli dhëmbët e mprehtë në dorë.

Dhe pas disa minutave orvatje, arriti ta mbyt reptilin por si pasojë e kësaj lufte ai u shtri në spital për shkak të plagëve të marra nga ky piton.

Ata kanë luftuar midis rrugës në provincën indoneziane Riau, derisa kalimtarët e rastit shikonin të hutuar me atë çfarë po shihnin.

“Ai arriti ta mbyt pitonin gjigant pa përdorur kurrfarë arme  vdekjeprurëse, thjesht mbrohej me duar të thata”, kanë deklaruar kalimtarët që e duartrokitën burrin për trimërinë e treguar. /Telegrafi/