Fjala është për 47-vjeçarin Ilmi Hoxhaj, banues në Durrës, i cili akuzohet për veprën penale të "shfrytëzimit të prostitucionit" dhe 35- vjeçaren S.Y., gjithashtu banore e qytetit bregdetar, e cila akuzohet për veprën penale të "ushtrimit të prostitucionit".
Sipas policisë lokale, arrestimi i tyre u krye pasi një ditë më parë, ndërsa 35-vjeçarja ka depozituar kallëzim. Ajo ka deklaruar se personi me të cilin bashkëjeton që prej një viti, e ka shfrytëzuar atë për qëllime prostitucioni në qytetet Fier dhe Durrës, kundrejt pagesave që varionin nga 2.000 deri në 5.000 lekë.
Nga hetimet paraprake të kryera në vijim të këtij rasti, rezultoi se S.Y. i siguronte vetë klientët dhe shumat e përfituara ia dorëzonte në shtëpi Ilmiut. /Telegrafi/