Telegrafi

Burri pret penisin, pasi bashkëshortja për më shumë se një dekadë nuk dëshironte të bënte seks me të (Foto)

Një burrë i cili është seksualisht i frustruar, pretendon se gruaja e tij nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të për më shumë se një dekadë, dhe ky veprim i saj e ka detyruar atë të ndërmerr një veprim bizar.

Ghasi Ram nga India ka prerë penisin e vetë, si shenjë revolte që gruaja e tij nuk ka bërë seks me të për më shumë se një dekadë, transmeton Telegrafi.

Ai gjithmonë kthehej në shtëpi i dehur nga mërzia duke e lutur gruan Manjhri Devi që të bëjnë seks. Por i lodhur nga refuzimi i gruas, ai vendosi të pres organin gjenital me një thikë të mprehtë.

Në momentin që ai përfundoi në tokë pa vetëdije, gruaja e tij i kishte telefonuar me urgjencë ndihmës së shpejtë të cilët e shpëtuan nga më e keqja.

Dyshja janë të martuar prej 18 vitesh dhe kanë një vajzë dhe dy djem. /Telegrafi/