Site icon Telegrafi

Burri pranon fajin për zjarrvënie në një ndërtesë në Johanesburg, ku humbën jetën 76 persona

Një burrë është arrestuar me dyshimin për 76 vrasje, pasi pranoi se kishte ndezur një zjarr vdekjeprurës në një ndërtesë në Johanesburg të Afrikës së Jugut gushtin e kaluar.

Siç raporton BBC, zjarri shpërtheu në fund të gushtit në ish-qarkun e Johanesburgut, transmeton Telegrafi.

Ajo ndërtesë ishte një qendër biznesi dhe më pas u përdor si strehë joformale, raportonin mediat e asaj kohe.

Mediat lokale raportuan se banorët e ndërtesës ishin kryesisht emigrantë nga vendet e tjera afrikane.

29-vjeçari ka pranuar fajin teksa ka dhënë dëshmi në hetim, u tha nga policia.

I dyshuari gjithashtu përballet me akuza për zjarrvënie dhe 120 akuza për tentim vrasje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version