Një familje nga Florida është gjetur në qendër të vëmendjes së mediave pas një zbulimi të pazakontë.
Ata po qëndronin në varkën e tyre të vogël pranë plazhit të Rivierës dhe në një moment burri hapi sirtarin e çorapeve dhe mbeti pa fjalë nga tronditja.
Një burrë u gjend ballë për ballë me një gjarpër të madh të verdhë dhe askush nuk e di se si u fut brenda?!
Një mik i familjes erdhi për të kapur “mysafirin e paftuar” dhe përfundoi me një pickim në krah. Për fat të mirë është një gjarpër jo helmues (Pantherophis alleghaniensis).
Jo shumë kohë më vonë, ajo u kthye në habitatin e saj natyror. Spekulohet se gjarpri ka kërkuar strehë nga moti i keq dhe ka përfunduar në varkë. /Telegrafi/