Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se nga policia u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme për shtetasen K.Becoku, 25 vjeçe, banuese ne fshatin Libonik-Korçë.
“Ky urdhër mbrojtjeje u lëshua dhe kaloi për ekzekutim, sepse bashkëshorti Lavdërim Besim Becoku, 37 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, duke i shkaktuar plagosje të lehtë”, thanë nga policia.
Mësohet se burri i dhunshëm po ndiqet për veprën penale “Plagosje e lehte me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Korçë dhe Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /Telegrafi/