Telegrafi

Burri nuk po gjente dashnore, ja si e ndihmon e shoqja (Foto)

Eddy Azar, 22 vjeç, nga Singapori, dhe e shoqja Asha Jacob, vendosën vitin e shkuar të kalojnë në një marrëdhënie të hapur.

Çifti pranoi se mund të shkonin me të tjerë.

Eddy hyri në Tinder duke shpresuar që të lidhej me ndonjë femër të pashme, por nuk pati sukses.
Pasi mbeti i zhgënjyer, ai kërkoi ndihmë aty ku nuk ta pret mendja- tek e shoqja, përcjell mapo.al.

“Gruaja ime është superiore në lënien e takimeve me meshkuj. Një pasdite, teksa isha i dëshpëruar, duket e ditur sa e vështirë është për meshkujt që të lënë takime, gruaja ime kapi telefonin dhe brenda gjysmë ore më la dy takime”.

“Nëse ajo mund të bëjë që vajzat të bien dakord që të dalin me mua, atëherë nuk është problemi tek unë, por tek mënyra se si veproj unë”.

Pasi zbuloi talentin e të shoqes, Eddy vendosi të mbante një regjistër me të dhëna për suksesin e saj.

Ai monitoronte teknikat e saj, mendimin analitik, ekspozimin social, etj.

Duke mësuar nga e shoqja, ai brenda pak kohësh arriti të siguronte 74 takime.

Ai shpreson se këtë përvojë ta vërë në dispozicion të përdoruesve të tjerë të Tinder.