Telegrafi

Burri me një këmbë, mahnitë me përzgjedhjet për Halloween (Foto)

Josh Sundquist nga Shtetet e Bashkuara, kur ishte nëntëvjeçar u diagnostifikua me kancer të eshtrave dhe i amputuan këmbën e majtë.

Pasi mposhti sëmundjen, ai është ligjërues për motivim, skitarë Parolimpik dhe një bos kur është fjala për Halloween, transmeton Telegrafi.

Për disa vite me radhë, ai gjen kostume të veçanta që i shkojnë shumë me mungesën e këmbës.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni çfarë ka zgjedhur ai ndër vite, derisa këtë vit është veshur si shandani i famshëm Lumiere. /Telegrafi/

Ai është veshur njëherë si njeriu-biskotë

 

Llamba-këmbë nga filmi ‘A Christmas Story’

 

Një flamengo atletike

 

Lojtari i tavolinës së futbollit

 

Lumiere, shandani i famshëm nga filmi “Bukuroshja dhe Bisha”