Site icon Telegrafi

Burri i një eurodeputeteje italiane është gjetur i vdekur në makinën e tij – mediat sjellin detajet

Burri i eurodeputetes Francesca Donato është gjetur i vdekur në Palermo të Italisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angelo Onorato, arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiljesh, ishte në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.

“Ata vranë burrin tim Angelo”, u tha gruaja e tij disa miqve.

Sipas thashethemeve, burri kishte një “shirit plastike” në qafë dhe duket se ka pasur një takim me dikë.

Hetimet për vdekjen e tij janë në vijim, por sipas disa supozimeve, ka gjasa që ai t’i ketë marrë jetën vetes. Por gruaja e tij dyshon se ai është vrarë. /Telegrafi/

Exit mobile version