Telegrafi

Burri i Nicki Minaj, Kenneth Petty mund të dënohet me dhjetë vjet burg

Kenneth Petty, burri i Nicki Minaj, është në një marrëveshje fajësimi për dështimin e regjistrimit si shkelës seksi në shtetin e Kalifornisë.

PEOPLE thotë se 43-vjeçari u deklarua fajtor gjatë një seance virtuale të enjten në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Qendror të Kalifornisë dhe tani përballet me një maksimum prej 10 vitesh burg me një lirim të mbikëqyrur gjatë gjithë jetës.

Sipas PEOPLE, dënimi do të vendoset më 24 janar 2022.

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty (Foto: Getty Images)

Në gusht, TMZ raportoi të enjten se Kenneth Petty po përpiqet të heqë emrin e tij nga regjistri për arsye teknike. Petty deklaroi se atij kurrë nuk iu dha mundësia të kundërshtonte nivelin e rrezikut që i ishte caktuar dhe pretendon se dikush falsifikoi nënshkrimin e tij para seancës pasi ai ishte i burgosur gjatë kohës.

Lexo po ashtu Nicki Minaj dhe bashkëshorti Kenneth Petty u paditën nga gruaja që ai tentoi të përdhunonte

Në mars, viktima e supozuar e përdhunimit foli për ngacmimet që po merrte nga përdhunuesi i saj dhe gruaja e tij, Nicki Minaj.

Viktima e pretenduar me emrin Jennifer foli për ngacmimet që ka marrë pas arrestimit të Petty në vitin 2020.

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty (Foto: Getty Images)

“Unë shpresoj që e vërteta të dalë në shesh, dhe çfarëdo që të dalë nga ajo e vërtetë, ta lëmë të jetë”, tha Jennifer. “Pas gjithçkaje që ka ndodhur, është sikur, këta njerëz ishin të gatshëm të më sakrifikonin që ky djalë të qëndronte në sy të publikut”, tha ajo. “Ndihem sikur familja ime ishte e gatshme të më sakrifikonte”. /Telegrafi/