Micheal Talley nga Teksasi bleu një ambulancë të vjetër prej 4,500 dollarësh dhe e ktheu atë një shtëpi të shtrenjtë prej 30 mijë dollarësh.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia është e kompletuar me një krevat prej dy personash; me një televizor, përfshirë një kuvertë çatie si dhe me një hapësirë të vogël për golf.
Talley shpenzoi rreth 10 mijë dollarë për riparimin e saj si dhe për shndërrimin në një shtëpi luksoze. Ai tha për Bussines Insider se u përqendrua që shtëpia të ketë rehatinë e duhur për banim.
“Është më lehtë të ndërtosh diçka të re se sa të përpiqesh të ndryshosh diçka që tashmë është e ndërtuar”, u shpreh ai.