Një minator i Tanzanisë i cili u bë milioner brenda natës në qershor për shitjen e dy gurëve të çmuar me vlerë prej 3.4 milionë, e ka shitur edhe një “perlë” tjetër për 2 milionë dollarë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi i tretë nga Saniniu Laizer peshon 6.3 kilogramë.
Ai vlerësohet të jetë një nga gurët më të rrallë në Tokë, i cili mund të përdoret për të krijuar zbukurime.
Guri tanzanit i zbuluar nga Laizer mund të gjendet me ngjyra të larmishme si jeshile, i kuq, vjollcë dhe blu.
Me këtë rast, burri nga Tanzania u bëri thirrje edhe minatorëve të tjerë që të bashkëpunojnë me qeverinë e vendit. /Telegrafi/