Kevin Kinard ishte për vizitë tek Krateri i Parkut Shtetëror për Diamante në SHBA kur zbuloi një diamant 9.07 karat.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kinard nga qyteti i Maumelle në Arkansas, e ka vizituar këtë zonë që prej kur ishte i vogël, mirëpo ishte kthyer gjithmonë me duarbosh.
Ai tani është 33 vjeç, dhe sot posedon diamantin e dytë më të madh që është gjetur ndonjëherë në historinë e këtij parku të pasur.
“E pashë që dukej si një kristal, e mora dhe e vendosa në çantën time”, tha ai.
“Dukej interesante dhe me shkëlqim”, u shpreh Kinard.
“Mendova se mund të ketë qenë thjesht një xham”, potencoi amerikani.
Pas disa orësh kërkimi, ai dhe miqtë e tij ndaluan në qendrën e këtij parku i cili i kontrollon gurët e tyre.
Më vonë, Kinard e kuptoi se në të vërtetë ai ishte një diamant me vlerë.
“U shokova kur e mora vesh lajmin e mirë”, theksoi ai.
Më shumë se 75 mijë diamante janë zbuluar në këtë park që kur u identifikuan të parat në vitin 1906.
Secili që gjen ndonjë ndonjë gur me vlerë në këtë park, e ka të lejuar ta merr me vete, një rregullore e cila duket në parim shumë bujare. /Telegrafi/