Site icon Telegrafi

Burri nga Kina e mbanë djalin e tij të varur buzë një shkëmbi në Pekin, vetëm për një fotografi

Një burrë në Kinë u kap nga kamerat duke e mbajtur të varur djalin e tij buzë një shkëmbi matanë rrugës, për t’ia bërë një fotografi atij në udhëtimin e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tronditëse që u bënë virale, tregojnë se si i ati e mbanë të birin për duar, derisa një burrë tjetër e fotografon atë.

Videoja raportohet se ngriti debat tek dhjetëra mijëra njerëz në Kinë, pasi sipas tyre burri nuk e ‘meritonte epitetin e të qenit prind’.

Pamjet thuhet se janë xhiruar në qytetin e Pekin, në rrugën Hongjing, një vend që njihet për peizazhet e bukura dhe kthesat e mprehta. /Telegrafi/

Exit mobile version