Site icon Telegrafi

Burri nga Japonia që “u bë qen” tregon se si e priti familja transformimin e tij

Një burrë japonez u bë viral në internet për videot e tij të shumta në YouTube i veshur me një kostum qeni.

Kostumi i tij i racës së qenve Collie i kushtoi atij mijëra euro, transmeton Telegrafi.

“Dëshira ime për t’u bërë kafshë është sikurse dëshira për t’u transformuar, një dëshirë për t’u bërë diçka që unë nuk jam”, tha Toco për New York Post.

Lexo po ashtu Japonezi që 'u bë qen' e çon një hap më tutje fantazinë e tij

Ai tha se e veshë kostumin ndoshta një herë në javë, në shumicën e rasteve në shtëpi.

Japonezi mori jehonë në mediet ndërkombëtare duke postuar një video të tij duke shëtitur me kostumin nëpër Tokio.

Ai kishte dalë për herë të parë në publik me kostumin e tij.

Toco foli gjithashtu edhe se si e kishin pritur familja e tij vendimin që ai të “bëhej qen”.

“Familja ishte befasuar, por e pranuan mirë”, u shpreh japonezi. “Jam shumë i lumtur që ata e kanë pranuar”.

Lexo po ashtu Japonezi që shpenzoi mijëra dollarë 'për t'u bërë qen', tani mbyllet në kafaz gjatë natës

Ai në kanalin e tij në YouTube ka publikuar video të shumta ku dokumenton jetën e tij prej një qeni. Në një rast, ai madje publikoi një video duke u mbyllur në kafaz. /Telegrafi/

Exit mobile version