Site icon Telegrafi

Burri nga India u zvarrit nën ujë nga një krokodil, e shpëtoi shoku i tij me një ‘shkop selfie’

Një notues në Indi u zvarrit nën ujë nga një krokodil, ndërsa shoku i tij e shpëtoi atë duke e shtyrë krijesën me një ‘shkop selfie’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra në afërsi të Kaliasot Dam në Phophal, tregojnë momentin kur krokodili kapi këmbën e djathtë të 30 vjeçarit Amit Jatav.

Ndërkohë miku i tij Gajendra Yadav i erdhi në ndihmë dhe përdori një shkop selfie për ta shtyrë krokodilin larg.

Jatav thotë se krijesa e kishte zhytur rreth gjashtë metra nën ujë dhe po e çonte drejt pjesës më të thellë të digës. /Telegrafi/

Exit mobile version