Një fshatar “gdhendi” një kanal të gjatë 5 kilometra për të sjellë ujë në fushat e thara në zonën e tij lokale dhe për të luftuar thatësirën e rëndë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 55-vjeçari Laungi Bhuiyan, një banor i bllokut Banke Bazar në rrethin Gaya ishte ndier i prekur sa herë që pa një numër të madh të rinjsh nga zona të migronin në qytete të ndryshme indiane në kërkim të vendeve të punës pasi ata nuk kishin asnjë burim jetesën në dispozicion afër.
Bhuiyan shpesh shkonte në pyllin aty pranë për tu kujdesur për dhitë dhe gjatë një vizite në xhungël ai vuri re se uji i shiut zbriste nga kodrat në përrenj dhe shkonte duke u tretur.
Kështu që, ai vendosi ta sillte këtë ujë në fshatin e tij, por zyrtarët lokalë nuk ishin të interesuar për këtë çështje.
Ai sugjeroi bashkëfshatarët e tij që së bashku të hapnin një kanal për të sjellë ujin në fshat në mënyrë që të ujitnin tokat, por edhe ata nuk treguan ndonjë interes. Kështu që, ai vendosi ta bënte atë i vetëm.
“E bëra zakon të gërmoja tokën çdo ditë. Unë do të arrija në pyll herët në mëngjes dhe do të merresha me gërmimin e tokës shkëmbore me ndihmën e lopatës dhe disa pajisjeve të tilla, ndërsa dhitë kullotnin aty pranë”.
Kjo vazhdoi për më shumë se 10 vjet pothuajse vazhdimisht.
“Përfundimisht, unë e solla ujin në fshatin tim dhe e ruajta atë në një pellg”, tha një Laungi me pamje të lumtur.
Fshatarët lokalë tani e kanë emëruar kanalin sipas emrit të tij.
Sipas zyrtarëve lokalë, përfundimi i këtij kanali do të ujitte rreth 500 hektarë tokë.
“Ai me të vërtetë ka bërë një punë të mrekullueshme. Ne po i kërkojmë qeverisë t’i sigurojë ndihmë financiare atij, “tha shefi i këshillit lokal të fshatit Vishnpat Bhokta.
Pikërisht për këtë akt, Bhuinyan tani po krahasohet me Dashrath Manjhi, një tjetër fshatar Dalit, i cili “lëvizi malin me një dorë”.
Manjhi i cili vdiq në vitin 2007 duke luftuar kancerin vdekjeprurës kishte prerë një mal shkëmbor vazhdimisht për më shumë se dy dekada për të bërë një rrugë për të tjerët pasi gruaja e tij Falguni Devi vdiq për mungesën e ndihmës mjekësore në kohë për shkak të mungesës së rrugës në vitet 1960. /Telegrafi/