Site icon Telegrafi

Burri nga India eci më shumë se 8,500 kilometra për të kryer Haxhin – rrëfen detajet e rrugëtimit të tij

Një burrë indian ka përmbushur një ëndërr të përjetshme – duke ecur nga vendlindja e tij në Kerala për në Mekë për Haxh – një distancë prej 8640 kilometrash.

Shihabudeen Sayid Alawi, i njohur gjithashtu si Shihab Chottur, kaloi pesë vende – Indi, Pakistan, Iran, Irak dhe Kuvajt – për të arritur në Mekë në një vit e 17 ditë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai u largua nga Kerala më 2 qershor 2022 dhe arriti në Mekë më 7 qershor të këtij viti.

“Ishte një ditë Ramazani kur arrita në kufijtë Kuvajt-Arabi Saudite në orën 5:17 të mëngjesit, rashë në gjunjë dhe preka rërën e Arabisë Saudite”, tha Alawi për Arab News.

Lexo po ashtu Cilat janë gjërat që bëjnë myslimanët gjatë pelegrinazhit të Haxhit?

Alaviu fillimisht udhëtoi për në Medine. “U ndjeva sikur udhëtimi im u plotësua sapo arrita në xhaminë e Profetit. E vizitova Rawdah dhe isha i sigurt se do të arrija në Mekë dhe do të kryeja haxhin”.

Sapo Alaviu arriti në Mekë, ai thotë se harroi të gjitha sfidat dhe vështirësitë që kishte duruar gjatë udhëtimit njëvjeçar.

Ai “u lut me orë të tëra” për ata që i ofruan mbështetje dhe që kishin kërkuar lutje para Qabes.

Lexo po ashtu Përse falja në Malin Arafat është “maja shpirtërore” e pelegrinëve myslimanë

“Unë jam lutur për të gjithë umetin mysliman”.

“Në çdo vend ku ndaloja mora ndihmë nga zyrtarët, policia, ushtria dhe ata që më njohën, më ftuan të qëndroja në shtëpitë e tyre”.

Ndryshe, 31-vjeçari, baba i tre vajzave tregoi se iu desh një vit për t’u përgatitur për udhëtimin e mundimshëm.

Për të siguruar qasje të qetë në të gjitha vendet që ai duhej të kalonte, Alawi vizitoi misionet diplomatike në Nju Delhi për të marrë viza.

Dhe Alawi thotë se dëshiron të jetë shembull për të tjerët.

“Shumë njerëz u frymëzuan për të kryer haxhin për shkak të këtij udhëtimi. Haxhi është një ritual i shenjtë dhe unë dua t’i frymëzoj të tjerët që ta kryejnë haxhin”. /Telegrafi/

Exit mobile version