Telegrafi

Burri nga Idaho thyen rekord botëror duke goditur balonat me kokë dhe duke i mbajtur ata në ajër

Një burrë nga Idaho ka thyer rekord botëror Guiness duke i goditur dy balona me kokë e duke mos i lejuar ata të bien në tokë për një kohë të caktuar.

David Rush i cili ka thyer më shumë se 250 rekorde botërore dhe aktualisht mban 162 të tillë, fillimisht mori titullin për kohëzgjatjen më të madhe të balonave të mbajtur në ajër me kokë në vitin 2018, kur i mbajti balonat lart për 3 minuta e 12 sekonda.

Rekordi i tij u thye në vitin 2019 me një kohë prej 6 minutash e 34 sekondash.

“Ky rekord kërkon aftësi, koordinim, dhe përqendrim. Nëse njëri prej balonave godet tjetrin, loja ka mbaruar”, tha Rush.

Ai tregoi se iu deshën dy javë praktikë për t’u rikthyer në pikën ku mund të mbante balonat në ajër qoftë edhe për një minutë.

Së fundmi, ai ka shënuar rekord të ri botëror me një kohë prej 13 minuta e 58 sekonda. /Telegrafi/