Burri nga Idaho ka shtuar një tjetër rekord në emrin e tij duke përdorur gojën për të “luajtur me top pingpongu me një mur” 47 herë në 30 sekonda.
David Rush kaloi sfidën gjatë një vizite në selinë e rekordeve botërore Guinness në Londër, përcjell Telegrafi.
Rush kishte thyer më parë rekordin me “43 herë”, duke mposhtur rekordin fillestar prej 34.
Ai theu rekordin e tij në përpjekjen e tij më të fundit, duke menaxhuar 47 herë në 30 sekondat e caktuara. /Telegrafi/