David Rush nga Idaho, njoftoi se theu 52 rekorde botërore Guinness në 52 javë në 2024, duke shënuar vitin e dytë që ai e realizon këtë sukses.
Rush, i cili më parë theu një rekord botëror Guinness çdo javë në 2021, tha se përsëriti arritjen duke ndjekur gjithashtu me sukses qëllimin e tij për të mbajtur titujt më të njëkohshëm të rekordeve botërore Guinness.
Banori i Boise e nisi vitin me më shumë topa ping pongu të kapur në shkumë rroje në kokë në 30 sekonda, transmeton Telegrafi.
Ai tha se rekordi “më i dhimbshëm” i vitit ishte koha më e shpejtë për të pirë një litër lëng limoni përmes një pipëze, 13 sekonda.
Rush theksoi se rekordi më i lehtë i vitit ishte numri më i madh i balonave të shpërthyer me doreza boksi në një minutë. Numri për t’u mposhtur ishte 72, dhe Rush i shkatërroi 327 tullumbace. /Telegrafi/