Site icon Telegrafi

Burri nga Idaho futet sërish në librin e rekordeve Guiness, zhongloi për një minutë me tre topa të vegjël

Një burrë nga Idaho, SHBA, i cili mban shumë tituj të rekordeve botërore të Guinness, shtoi një rekord në koleksionin e tij: zhonglimin me topa të vegjël të kryer brenda një minute.

David Rush, i cili mban disa tituj të rekordeve botërore që përfshijnë zhonglimin, u përpoq të mposhtte rekordin e mëparshëm prej 39 truqesh të kryera në një minutë gjatë një vizite në selinë e rekordeve botërore Guinness në Londër.

Rush tha se mbajtësi i rekordit të mëparshëm, Taylor Glen, është një “legjendë në komunitetin e zhonglerëve” dhe një nga idhujt e tij personal, transmeton Telegrafi.

Rush ishte në gjendje të mposhtte Glen, me 49 truqe në një minutë.

“Dhe pjesa më e mirë? E bëra në provën e parë”, tha ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version