Një burrë 52 vjeçar nga Florida e SHBA-së që mendohej se vuante nga migrena, në fakt po luftonte me një infektim të çuditshëm të shkaktuar nga krimbi në trurin e tij si pasojë e ngrënies së infektuar të mishit të derrit.
Pacienti i paidentifikuar, historia e së cilit ka hyrë në “American Journal of Case Reports” si fatkeqësi mjekësore, ishte ankuar për dhimbje koke gjatë një periudhe katërmujore pasi kishte konsumuar produkte derri.
Kjo bëri që ai të fitonte neurocisticerkozë, termi shkencor për një parazit që lëshon vezë të cilat infektojnë shumë pjesë të trupit. Edhe më keq, neurocisticerkoza mund të jetë ngjitëse, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
“Historikisht është shumë e pazakontë të hasësh mish derri të infektuar në SHBA”, shkruan studiuesit.
Bëhet e ditur se kjo sëmundje e pazakontë por “e parandalueshme”, po dërgon rreth 1,000 amerikan çdo vit në spital.
Pacientit nga Florida së bashku me ënjtjen i janë shfaqur edhe cista në të dy anët e trurit. Më vonë u përcaktua se ato ishin shkaktuar nga vezët e krimbit.
Ai u trajtua me ilaçin deworming albendazole, dhe thuhet se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. /Telegrafi/