Një burrë nga Australia që rrahu një grua shtatzënë me hijab, është dënuar me tre vite burg.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Rana Elasmar, një nënë e katër fëmijëve, ishte 38 javë shtatzënë kur u sulmua në nëntorin e vitit të kaluar.
Ajo ishte ulur në një kafene të Sidneit, e veshur me hixhab, në momentin e sulmit.
I dënuari Stipe Lozina, e kishte grushtuar atë disa herë derisa edhe ra për tokë.
Duke mos u mjaftuar ai e goditi edhe me këmbë sakaq miqtë e Elsamarit dhe klientët e tjerë përreth u detyruan ta ndalonin këtë vepër.
Lozina reflektoi me disa fyerje të paprovokuara sipas Nine News. Elasmar ndërkohë deklaroi se ajo ishte e përqendruar vetëm në mbrojtjen e foshnjës së saj të palindur; i cili nuk pësoi ndonjë lëndim.
Ajo gjatë këtij sulmi mori disa lëndime të lehta dhe jo serioze. /Telegrafi/