Prokurorët federalë në SHBA kanë akuzuar një njeri për falsifikimin e një diagnoze të coronavirusit, për të shmangur shkuarjen në punë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Santowon Antonio Davis, 34 vjeç, akuzohet se i ka dhënë punëdhënësit të tij në Atlanta, një shënim mjekësor të falsifikuar.
Si rezultat, ndërmarrja pezulloi punën, dezinfektoi objektin, ndërsa kishte disa punonjës që ishin vendosur në karantinë. Kompania edhe gjatë kësaj periudhe pagoi stafin e tij – duke i kushtuar firmës 100 mijë dollarë.
Lidhur me këtë rast Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është duke e investiguar rastin, sipas një deklarate./Telegrafi/