Telegrafi

Burri nga Anglia krijon “mburoja për duar” pasi kishte muaj që nuk e kishte përqafuar gjyshen e tij, për shkak të coronavirusit

Një murator në Angli ka gjetur një mënyrë ideale për t’i përqafuar të afërmit e tij, duke i respektuar masat distancuese.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Antony Cauvin, 29 vjeç nga Stratford-upon-Avon, krijoji “mburojë për duar” pasi kishte muaj që nuk e kishte përqafuar gjyshen e tij.

Kjo veshje është e krijuar me mëngë të gjata siguria nga të dyja palët, në mënyrë që dy persona mund të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe të përqafohen pa ndonjë kontakt lëkure apo edhe frymëmarrje.

Antoni në fillimi e testoi veshjen me gruan e tij Miriam, përpara se ta merrte me vete në shtëpinë e gjyshërve. /Telegrafi/