Telegrafi

Burri nga Anglia e spërkati një të pastrehë me benzinë, ku më pas ia vuri flakën

Një burrë në Angli, u dënua me 10 vjet burg, pasi spërkati një të pastrehë me benzinë dhe më pas ia vuri flakën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David Weir, 53 vjeç, sulmoi Thomas Smith ditën e Vitit të Ri, jashtë një objekti të McDonald’s në Luton – dëshmitarët i erdhën në ndihmë dhe Thomas beson se vetëm falë mjekrës, ai nuk pësoi lëndime të rënda të fytyrës.

Bëhet e ditur se Weir kreu sulmin e hakmarrjes, një ditë pasi Thomas e goditi atë dhe një tjetër në qendër të qytetit. Policia u thirr në vendin e ngjarjes, por asnjë vendim nuk u mor asokohe.

David Weir

Pasi Weir u largua nga incidenti tha se ‘do të kthehej përsëri’. Të nesërmen e përfshiu Thomas në zjarr, duke e lënë me dhimbje të rënda./Telegrafi/