Një çiklist që humbi një pjesë të dorës së tij në një mulli mishi “po shijon jetën përsëri” pasi u bë personi i parë që merr gishtat bionikë të printuar në 3D.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mo Ali, 40 vjeç, iu prenë katër gishta nga dora e djathtë pas një aksidenti në fëmijëri në kuzhinë.
Kështu, përveç përballjes me ngacmime dhe detyrimit për të fshehur ndryshimin e gjymtyrëve, mungesa e shkathtësisë e bëri të vështirë çiklizmin dhe detyra të tjera.
Por tani Mo është marrësi i parë i Hero Gauntlet, një protezë për personat e amputuar të pjesshëm të dorës nga firma britanike Open Bionics.
Ai është në gjendje të lëvizë me biçikletë dhe të vishet më lehtë me pajisjen e tij të re bionike – dhe kjo i ka dhënë një nxitje të madhe besimi.
“I dua biçikletat, çiklizmin dhe gjithçka që ka të bëjë me to”, tha Mo, nga Brighton, Angli. /Telegrafi/