Eshtrat e një burri me nevoja të veçanta i cili ka vdekur në shtëpinë e tij në Georgia, më në fund janë zbuluar dhe dyshohet se kishte vdekur dy vite më parë.
Burri nga DeKalb, i cili besohet se ishte rreth të 40-ve dhe ishte me nevoja të veçanta, është gjetur në shtëpi nga një i pastrehë, transmeton Telegrafi.
Sipas zyrtarëve policorë, eshtrat e burrit shiheshin nga dritarja e shtëpisë e cila nuk ishte hapur për dy vite, ndërsa Shiera Campbell zëdhënëse e policisë së DeKalb, tha se forenzika është duke punuar në atë drejtim të zbuloj shkakun e vdekjes.
“Nuk dihet saktë se kur ka vdekur, pasi që eshtrat e trupit tregojnë për një kohë të gjatë. Por, fillimisht duke të flasim edhe me familjarët e tij, për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur me këtë burrë. Besohet se ai ishte zhvendosur në këtë shtëpi, kur prindërit e tij vdiqën”, ka shtuar Campbell.
Sipas fqinjëve burri i vdekur me nevoja të veçanta ishte 48-vjeç, kurse shtëpia në të cilën jetonte i përkiste prindërve të tij që vdiqën 10 vite më parë. /Telegrafi/