Telegrafi

Burri në Zagreb sulmoi me sëpatë ish-partneren dhe vajzën një vjeç e gjysmë – vogëlushja vdiq në spital

Të mërkurën mbrëma në Zagrep të Kroacisë, një burrë 43-vjeçar, me emrin Goran Knezheviq ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij një vjeç e gjysmë.

Si pasojë e sulmit, vogëlushja një vjeç e gjysmë ka vdekur në një spital të Zagrepit, derisa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike, transmeton Telegrafi.

Knezheviq u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur me një kamion.

Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviq ka qenë i njohur edhe më parë për policinë për shkak të sjelljeve problematike dhe grabitjeve, për të cilat ishte në burg.

Shtëpia ku ndodhi sulmi

Nga raportimet e ndryshme thuhet se ai kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe ka sulmuar me sëpatë ish-partneren dhe foshnjën dhe më pas ka ikur. Burri jetonte vetëm disa shtëpi larg vendit të krimit. /Telegrafi/