Videoja tronditëse tregon një burrë i cili qëlloi aksidentalisht vetën në fytyrë në një poligon armësh në Ohio, SHBA.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 18:30.
Sherifi Scott Hildenbrand tha se burri po qëllonte me automatik 9 mm dhe kur ai qëlloi, ai nxori predhën dhe ajo ra në këmishë.
Pas kësaj, ai lëviz dorën e tij drejt fytyrës dhe shkarkoi armën aksidentalisht. Plumbi kaloi nëpër një faqe dhe doli nga pjesa e sipërme e faqes tjetër.
Sherifi tha se burri është shumë me fat që nuk u plagos rëndë si dhe që nuk lëndoi askënd tjetër. Burri pritet të bëhet mirë.
Sherifi shtoi se pasi shqyrtoi videon, ai ndjeu se ishte e rëndësishme të flitej për sigurinë e armëve dhe për trajnimin.
E shtëna është përcaktuar si aksidentale dhe burri nuk do të përballet me akuza. /Telegrafi/